Tmerr në Shkodër, djali dhunon dhe tenton të përdhunojë vajzën në mes të rrugës

661
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, në vendin e quajtur “Sahati”. 
Një person rreth 38 vjeç ka dhunuar një vajzë rreth 25 vjeçe dhe dyshohet se ka tentuar edhe ta përdhunojë, raporton “Panorama”.
Fillimisht ai e ka sulmuar fizikisht dhe më pas i ka marrë me forcë celularin dhe çantën. Policia dyshon se djali ka tentuar edhe ta përdhunojë dhe ta grabisë njëkohësisht.
Gjatë momentit të largimit, ai është penguar dhe arrestuar menjëherë nga policia. Ai është Arben Doda nga Burreli.
Nga ana tjetër, vajza ka thënë në polici se djali e ka dhunuar dhe grabitur. Policia po vijon hetimet.
Sigal