Sigal

Një tjetër lëkundje sizmike ka tundur gjatë orëve të para të ditës së sotme vendin tone, duke zgjuar nga gjumi jo pak qytetarë të Tiranës dhe të rrethinave.

Tërmeti është ndier rreth orës 4:20 të këtij mëngjesi, pas disa lëkundjeve të njëpasnjëshme që ndodhën dje. Epiqendra e tij ka qenë në rrethinat e Tiranës dhe magnituda e tërmetit raportohet të jetë 3 ballë e shkallës rihter.

Kujtojmë se dita e djeshme ka qenë një makth i vërtetë për qytetarët e Tiranës dhe të periferive të saj, ku tërmeti i parë ishte mjaft i fuqishëm. Në total deri në orët e djeshme të pasdites ishin regjistruar më shumë se 40 lëkundje.