Tjetër skandal me makinat gjermane: 25 të rinj janë eksperimentuar, kanë thithur gaz makinash

105
Një skandal ka përfshirë sërish tre kompani të prodhimit të automobilave.
Kësaj here bëhet fjalë për një eksperiment nga EUGT, dhe financuar nga Volsvagen, Daimler dhe BMW, ku njerëzit janë përdorur për t’u mbrojtur teza se gazi i makinave nuk është kancerogjen.
Gazeta gjermane Stuttgarter Zeitung, zbuloi se 25 të rinj të shëndetshëm janë detyruar të thithin dioksid nitrogjeni në doza të ndryshme çdo ditë.
Reuters nuk ka mundur të konfirmojë detajet e studimit, por shton se EUGT nuk ka pranuar të komentojë situatën.
Qëllimi dhe rezultati i studimit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se industria e makinave, po manipulon sërish emetimet në makinat me motor nafte.
Njëra nga kompanitë, Daimler ka dënuar këtë eksperiment. Në një reagim kompania thotë:
“Ne jemi të tronditur nga shtrirja e studimeve dhe zbatimi i tyre. Ne i dënojmë eksperimentet e tilla. Megjithëse Daimler nuk kishte ndikim në hartimin e studimit, ne kemi nisur një hetim gjithëpërfshirës për këtë çështje”.