Tjetër mundësi për studentët

195
Ministria e Arsimit i kërkon universiteteve të rihapin regjistrimet
Të gjithë ata kandidatë për studentë që kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë të regjistrimeve dhe nuk u shpallën fitues kanë edhe një tjetër mundësi.
Ndonëse viti i ri akademik ka nisur, Ministria e Arsimit ndryshoi udhëzimin përmes të cilit i kërkon institucioneve të arsimit të lartë të rihapin regjistrimet për të plotësuar kuotat e mbetura bosh.
Kandidatë për studentë kanë dhjetë ditë kohë për t’u regjistruar. Raundi i tretë do të zgjasë deri më 26 Tetor.