Tjetër laborator kanabisi në mes të Tiranës

Një laborator për përpunimin e kanabisit është zbuluar mesditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një laborator në zonën e Shkozës, në kryeqytet.
Mësohet se laboratori është gjetur në një prej ish-tuneleve të Uzinës së traktorëve.
Laboratori është zbuluar nga efektivët e komisariatit numër 1.
Tuneli në Shkozë mësohet se ishte pajisur me llampa për të rritur dhe tharë kanabisin në kushte të brendshme, për të mos rënë në sy.
Mësohet se janë 4 persona që janë shoqëruar në polici.