Tjetër kufomë në det, çfarë po ndodh me numrin e lartë të mbytjeve?

66
Policia e Durrësit ka gjetur një kufomë të seksit mashkull, ne vendin e quajtur Bishtë- Palle dhe mendohet se është i moshës 40-45 vjeç. Trupi i pajete nuk eshte identifikuar ende. Patrulla e Kufirit e kane gjetur kufomen, rreth 30 m nga bregu(në tokë, baltë).
Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.
Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.