Tjetër arrest për lëndë narkotike, kapet 24 kg drogë në pikën kufitare në Muriqan

505
Sigal

Sekuestrohen 24 kg lëndë narkotike në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan. Burime nga policia e Shkodrës bëri me dije se në pranga ra Islam Binjaku, 55 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Mësohet se dje në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Benz” me targa AA 639 NO, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe në pjesën e poshtme të automjetit u konstatua një shtesë, ku në brendësi të kësaj shtese u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 28 pako me peshë 24 kg e 150 gr kanabis. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.