Tiranë, zjarr në një pallat te zona e ’21 dhjetorit’

657
Sigal

Një zjarr ka rënë te një pallat në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Flakët janë parë brenda një apartamenti dhe menjëherë zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar, por banorët e pallatit kanë braktisur banesat të frikësuar.

Zjarri ka rënë në katin e 3-të të një pallati pranë Inxhinierisë së Ndërtimit. Vetëm pak metra më larg ndodhet edhe një prej stacioneve të zjarrfikëses, e cila ka mbërritur shumë shpejt dhe ka vendosur në kontroll flakët.