Tiranë/ Zjarr i qëllimshëm në zonën e parkut të liqenit, policia shoqëron 5 persona

489
Për afro 20 minuta një zjarr i qëllimshëm në zonën e parkut të liqenit ka shkaktuar dëme material duke djegur me 10 pisha. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ku dyshohet se shkak i këtij zjarri është vënia e qëllimshme nga persona të cilët duan të hapin hapësira në zonë për aktivitete tregtare dhe në më pak se dy muaj ky është zjarri i 10-të në zonë. Nga uniformat blu janë shoqëruar pesë të rinj të dyshuar për këtë ngjarje ndërsa po kryhen hetimet. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë 3 shërbime zjarrfikëse dhe zjarri është shuar plotësisht. 
Sigal