Tiranë/ Zhvillohet konferenca e parë ballkanike për mbrojtjen e ‘aleateve’ të drejtësisë

550
Ne kryeqytet është zhvilluar konferenca e parë “Rrjeti ballkanik në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”. Konferenca e organizuar nga Policia e Shtetit me mbështetjen e “EINPRO”, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme dhe ka si synim mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Objektivi kryesor i takimit ishte konsolidimi i një sistemi efektiv për Mbrojtjen e Dëshmitarit, në harmoni dhe përputhje me legjislacionin e BE-së, si dhe forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Ilir Mustafaraj, i cili ndër të tjera vlerësoi projektin për mbështetjen disa vjeçare.
Rrjeti rajonal ballkanik operon dhe ofron mundësi për njësitë homologe në fushën e mbrojtjes së dëshmitarit për të shkëmbyer eksperiencat më të mira të punës, përditësime të legjislacionit dhe lehtësim të procedurave në zhvendosjen e dëshmitarëve në shtete të ndryshme.
Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë janë: Serbia, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnnjë – Hercegovina. 
Sigal