Tiranë, vila tre katëshe shkrumbohet pas shpërthimit të bombolave të gazit

629
Sigal

Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të dy bombolave të gazit 10 litërshe.

Ngjarja ka ndodhur tek “Siri Kodra” në kryeqytet.

Shpërthimet e bombulave kanë shkaktuar flakë në katin e tretë dhe si dhe gjysmën e katit të dytë.

Siç raportohet ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur të shpëtojë nga djegia katin e parë të vilës. Zyrtarisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi.