Tiranë/ Vijon puna e Policisë Rrugore për rritjen e sigurisë, 8 të arrestuar

504
Gjatë 24 orëve të fundit nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore të Komisariatit Tiranë janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasi Lili Qirjako, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, me targë AA 713 KL. Aleksandër Gjoka, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip“Benz”, me targë AA 274 EO. 
Shkëlqim Malaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin“Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetintip “Golf”, me targë AA 734 FM. Andi Zeneli, 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 04.20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”, me targë AA 456 LA. 
Ardian Mikushnica, 41 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë 02-360-BS. Ibrahim Burgu, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 614 DF. 
Klevis Dauti, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Civic”. Eduard Hoxha, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë LU 2789 C.
Sigal