Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

152
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga qytetarë dhe biznese në mënyrë të paligjshme, vijon në njësinë 5, për t’iu nënshtruar më pas një tjetër faze, asaj të rehabilitimit dhe kthimit në mjedise të përshtatshme për qytetarët.
“Do të fillojmë që nga dita e sotme (e hënë) dhe në ditët në vijim, që këto hapësira t’i rehabilitojmë dhe nga një hapësirë, që është e prishur siç e shihni sot, në ditët në vijim do të shihni që ato do të riparohen me shpejtësinë maksimale dhe me sa mundësi të kemi, në mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për t’u parë. Mbi të gjithë në mjedise qytetare”, u shpreh Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërhyrja është përqëndruar jo vetëm në akset kryesore, por edhe në rrugicat dhe hapësirat në brendësi të blloqeve të banuara.