Tiranë, UKT: Shkarkon 400 punonjës në datën 31 dhjetor

486
400 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë janë larguar nga puna me motivin e ristrukturimit të ndërmarrjes. Për të kundërshtuar këtë vendim që është marrë darkën e viti të ri, një pjesë e punonjësve dhe Shoqata e të Larguarve nga Administrata Publike kanë protestuar përpara zyrave të këtij institucioni.

Sipas Kryetares së Shoqatës së të Larguarve nga Administrata Publike, Nertila Qafzeza, vednimi për shkarkimin e tyre ka qenë me motivacionin e ristrukturimit të ndërmarrjes dhe vendimi i është komunikuar më 31 dhjetor duke shkelur ligjin. Vetë punonjësit ankohen se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim dhe pushimin nga puna e cilësojnë për arsye politike. Punonjësit kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë për situatën e tyre pasi rreth 400 familje tashmë kanë mbetur pa asnjë të ardhur.
Sigal