Tiranë/ Te ish-Fusha e Aviacionit gjendet granatë poshtë një makine

511
Gjendet një granatë poshtë një makine mesditën e sotme në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet. Pas evidentimit të granatës, policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar banorët që ndodheshin pranë kësaj makine.
Nga të dhënat e para mësohet se makina tip Benz me targa AA 307 DB i përket një personi i cili punon si shofer i një avokati. Në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat xheneiere të cilat do të bëjnë të mundur caktivizimin e granatës.
Sigal