Tiranë, shpërndanin kokainë në lokale, arrestohen 2 persona

600
Sigal

Dy të
rinj, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë, janë vënë në
pranga nga policia.

Policia ka finalizuar operacionin
e koduar “Bear”, në kuadër të të cilit blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy
persona që shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Në pranga janë vënë Klodian Stafa
dhe Bashkim Ndreu, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se të
arrestuarit shpërndanin kokainë në lokalet e ish-bllokut.

“Ditën e sotme është arritur të
finalizohet operacioni “Bear”, pasi këta shtetas do bënin shkëmbimin e një
sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e zogut të zi, në monetin që janë
afruar shërbimet kanë konstatuar të dy shtetasit e lartë përmendur në brendësi
të automjetit tip “Mercedes Benz” dhe kanë bërë ndalimin e tyre të
menjëhershëm. Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i
policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e
kontrolleve nga shërbimet policore”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrolli u sekuestruan

– 301 gramë lëndë e dyshuar
narkotike e llojtë”Kokainë”

– 5 aparate telefonik të llojeve
të ndryshme

– 1 portofol i dyshuar si ai i
policisë

– 90.000 Lekë

– 100 Euro

– 1 automjeti i tipit “Mercedes
Benz”

Po punohet për identifikimin dhe
kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.