Tiranë, shënohet viktima e katërt nga virusi i gripit

546
Sigal

Shënohet viktima e katërt nga virusi i gripit. Ai është një 76 vjeçar, nga Tirana i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

E konfirmon ministria e Shëndetësisë. “I moshuari është shtruar më datë 05 janar 2017, me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin ?e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017″
Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017 dhe rastit të datës 11/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.