Tiranë, sekuestrohet 45 kg kanabis, 4 persona në pranga

604
Katër të rinj nga Tirana janë vënë në pranga nga policia ditën e djeshme, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Ndalimi i tyre është bërë nga specialistët e komisariateve të policisë 4 dhe 5 në kryeqytet, pasi në makinën tip “Opel” me të cilën udhëtonin, kishin 12 thasë me kanabis.
Lënda narkotike, me peshë totale 45 kg, u është gjetur gjatë një kontrolli në zonën e Shëngjergjit.

Sakaq, policia ka vënë në pranga shtetasit: Endrit Varrosi, 23 vjeç; Klajdi Disha, 19 vjeç; Malvin Lika, 25 vjeç; dhe Klajdi Agaj, 22 vjeç.

“Arrestimi i këtyre shtetasve, është kryer sepse në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrollimi i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 45.3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Lënda ishte e paketuar në 12 thasë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal