Tiranë, rrethohet 5-katëshi te Ekonomiku, shembet të dielën

574
TIRANE – Pallati pesë katësh i cili prej 6 vitesh ndërtohet në oborrin e fakultetit Ekonomik në kryeqytet është rrethuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ditën e diele do të prishet.
Jashtë kamerave inspektorët e ndodhur në terren thanë se ky objekt është dëmshpërblyer dhe prishja e tij do të bëhet për interes publik.
Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, ku më parë ishte ky objekt katër katësh që u shemb.
Për godinën tashmë të rrethuar mbi të cilën ekspertët e xhenios po punojnë për vendosjen e eksplozivit, ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit. 
Sigal