Tiranë – Protesta e PD, Veliaj: Qyteti të lejohet të jetojë lirshëm

527
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar protestës së opozitës kërkoi që të lejohet që qyteti të jetojë lirshëm.

Ai bëri të ditur se pavarësisht vështirësive që ka sjellë bllokimi prej disa ditësh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, linjat që preken direkt nga kjo anomali kanë mundur ta kalojnë situatën dhe të shkojnë në stacione në kohën e duhur.

Veliaj: “Pavarësisht se kemi pasur disa ngërçe si bllokimi në Bulevard, me gjithë vonesat e vogla, linjat na janë përgjigjur dhe trafiku ka vazhduar normalisht. Sigurisht, pasi të hapet Bulevardi, do të kemi akoma më shumë zhdërvjelltësi, sidomos në këtë linjë dhe linjën e Tiranës së Re, të cilat janë dy linjat që e vuajnë më shumë bllokimin. Ne do të rregullojmë ato që kemi në dorë të rregullojmë, kurse ato që nuk i kemi në dorë, shpresoj që arsyeja të triumfojë dhe qyteti të lejohet të jetojë lirshëm”
Sigal