Tiranë, Parku i Besimit, në 2016 nisin punimet për Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

58
Krijimi i një Parku të Besimit ka vënë në garët 7 studio arkitekturore të huaja dhe vendase të cilat kanë prezantuar projektet e tyre me qëllim rigjallërimin e bulevardit Dëshmoret e Kombit. Piramida mendohet te jete qendra e projektit te ri. Studio fituese u shpall UNLAB e cila e shndërron bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si një mbështjellë parku meditues, me në qendër piramidën. Vitin e ardhshëm pritet të nisin punimet për ti dhënë një pamje të re zemrës së kryeqytetit. Ministria e Zhvillimit Urban ka tashmë projektin fitues për krijimin e Parkut të Besimit, që do të krijohet me në qendër Piramidën, nën autorësinë e kompanisë arkitekturore UNLAB, që synon ta shndërrojë zemrën e Tiranës në këtë formë.

Përfaqësuesi i kompanisë shprehet se projekti ka në qendër krijimin e një kopshti të madh qetësues dhe të prekshëm nga gjithë qytetarët. Andreas Faoro, Përfaqësues i kompanisë UNLAB: Projekti në vetëvete është një përballje midis dy të kundërtave, besimit dhe ideologjisë për ti përballur bashkë në një vend karakteristik me në qendër Piramidën. Parqet, sheshet dhe rrugët që ne kemi projektuar janë të bëra për këtë qëllim. Shpresoj që puna të fillojë sa më shpejt, por besoj se vitin e ardhshëm do të jemi gati për të nisur.

Projekti Parku i besimit, do të përmbajë kopshte meditimi e soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, frymëzuar nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare, ku qendra e parkut do të jetë hapësira publike që mbështjell “Piramidën”. Për këtë Piramida ka qenë subjekti 7 kompanive arkitekturore që kanë marrë pjesë në konkursin e organizuar nga institucioni Atelier.