Tiranë, një tjetër ditë pa makina

72
Nëse keni ditë pa dale me biçikletë, patina apo qoftë dhe shëtitje, këtë mund ta bëni ditën e diele në qendër të Tiranës. Në 18 tetor, nga mëngjesi në mbrëmje, bulevardi kryesor dhe unaza përreth sheshit “Skënderbej”do të jenë vetëm për këmbësoret. Bashkia ka vendosur një tjetër ditë pa makina. Nënkryetari i bashkisë Arber Mazniku tregon per “Vizion Plus” disa nga aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë bulevardit kryesor. Ky është muaji i dyte qe aplikohet dita pa makina përreth qendrës së kryeqytetit. Drejtuesit e bashkisë kanë vendosur që çdo muaj të këtë një dite te tille, ku qytetaret të lëvizin dhe shëtisin te pa shqetësuar nga automjetet. Në projektet e bashkisë, qendra e Tiranës është parashikuar një zonë pedonale pa makina.