Tiranë – Një 45-vjeçar u vu në pranga, dhunonte dhe torturonte barbarisht gruan

494
Sigal

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 45-vjeçar pasi dhunonte barbarisht bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave zyrtare, efektivët e Komisariatit numër 3 kanë arrestuar Vesel H., banues në Tiranë, pas kallëzimit të  bashkëshortes së tij, 36-vjeçares M. H., se për motive të dobëta xhelozie ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, sistematikisht mbi të duke e kanosur seriozisht për jetën.

Policia mori informacion se ky shtetas mbante të fshehur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri e municione.

Nga kontrolli i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri automatike, model 56

– Një krehër me 20 fishekë

– 385 fishekë model 56

– 15 fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.