Tiranë, në 72 orë kontrolle policore nëpër lokale arrestohen 9 persona në kërkim

524
Sigal

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një seri operacionesh gjatë 72 orëve të
fundit, në të cilat janë angazhuar Sektori i Forcës së Posaçme për Operacione
Speciale dhe Kërkimit, Sektori i Krimit Ekonomik, Sektori i Krimeve ndaj Jetës,
Shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Skuadra Shqiponjat. Në zbatim të
planit të masave janë kryer 63 kontrolle banesash,10 kontrolle lokalesh, 44
kontrolle mjetesh dhe 67 verifikime personash. Si rezultat i këtyre
operacioneve janë kapur 9 shtetas, të dënuar për vepra të ndryshme penale
brenda dhe jashtë Shqipërisë. Policia e Tiranës deklaron, se do të vijojë punën
me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim
rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Lista e personave të
arrestuar
:

– E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor më datë
06.12.2016, nga Komisariati i Policisë Nr 2 Tiranë, për “Kanosje”.

– E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e
Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 04.06.2015, “Arrest në burg”, për  “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit
Penal.

– K. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ”Drejtim automjeti në mënyre të
parregullt”.

– E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim
nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.11.2016 për “Prodhim dhe
shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

– F. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e
Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.03.2016, për veprën penale “Vjedhje e
energjisë elektrike.

– L. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e
Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 23.02.2016, “Arrest në burg”, për “Shpërdorim
detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

– P. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. i shpallur në kërkim nga Drejtoria e
Policisë Elbasan, për “Mashtrim”.

– N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e
Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15.05.2015, “Arrest në burg”, për “Vrasje nga
pakujdesia”.

– M. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, shtetas Maqedonas, pasi Gjykata e
Tetovës, e ka dënuar me 3 vjet burg, për “Falsifikim i dokumenteve”.