Tiranë, mungojnë mjekët urologë, pacientët vizitohen tek kirurgët

611
Sigal

 

Pacientët që
vuajnë nga Hipertrofia e prostatës janë të detyruar që të vizitohen tek një
kirurg pasi mungon mjeku specialist, një urolog.

Qyteti i Tiranës ka rreth 850.000 banorë dhe sot që flasim në
poliklinika të specialiteteve dhe deri në fund të muajit shtator ishte vetëm
një mjek urolog.
 

Sipas doktor Ylli Zicishtin, ish-shef i Urgjencës
Kirurgjikale në QSUT, janë 80% e burrave që vuajnë nga shqetësimet e prostatës
dhe nëse mungesa e kurimit nga një mjek urolog mund të sjellë si pasojë
mosdiagnostifikimin e kancerit në prostat dhe pacienti mund të humbasë edhe
jetën.