Tiranë, mbyllen 19 lokale nate nëse do rihapen, burg pronarëve!

703
Sigal

TIRANE – Pas masakrës së 4 nëntorit në kryeqytet kun ë lokalin e natës humbën jetën katër persona Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe policia e shtetit mbyllin 19 lokale nate kryesisht të muzikës tallava për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë.

Gjatë kontrollin janë marrë masa penalizuese me gjobë dhe për 30 subjekte të tjera të cilat u është lënë një afat kohor për 15 ditë deri në plotësimin e kushteve, në të kundërt dhe këto do të mbyllen. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar në komisariat 25 kërcimtare të lokaleve të natës, kryesisht serbe, rumune dhe bullgare.

Këto masa vijnë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ardian Çipa ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin Ante Grand ku humbën jetën 4 persona.
 
Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin.

Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve, ndërsa për çdo tentativë të rihapjes së këtyre lokaleve blutë paralajmërojnë me sekuestrim pasurie dhe arrestim të pronarëve.

Lokalet e kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit janë:

-Bora Bora
-Mexico 
-Harem Tirona
-Candy Club
-Maria Bonita
-Camoflage
-Club Orient
-Valentino
-Shqiponja
-Lorenco
-Crystal Club
-Disko Ferrari
-Tallava Kosova
-Hannover
-Lonto
-Butterfly
-Country Club
-Roksi Club
-Urgjenca
-Nostalgjia
-Tallava Lili
-Element
-Capriccio
-Flares
-E Jona
-Big Ben
-Lizard
-Lart Shpk
-The Code
-Crazy Calvin

Në mëngjesin e të martës më 4 nëntor në lokal ante grand në kryeqytet në rrugën e Elbasanit pas një konflikti ndërmjet grupeve të të rinjve humbën jetën Enea Xhaj, Edisaon Jaho, Arbër Demiraj dhe shtetasi Italian Giampaolo Azzolo, ku autor i dyshuar për masakrën me masë sigurie arrest me burg është 26 vjecari Konstandin Xhuvani. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran–mbyllen-19-lokale-nate-n-se-do-rihapen-burg-pronar-ve–251262.html#sthash.jmAwhAp1.dpuf