Tiranë, Kulla e Sahatit në rikonstruksion, Bashkia: Ndërhyrje nga dëmtimet ndër vite

56
Kulla e Sahatit në qendër të Tiranës po i nënshtrohet një rikonstruksioni. Bashkia e Tiranës po bën ndërhyrje në të për shkak të dëmtimeve të pësuara ndër dekada.
Nuk do të ketë ndryshim të fasadës por vetëm rehabilitime të gjendjes ekzistuese.
Kulla e Sahatit pas përfundimit të rikonstruksionit do te jetë sërish në gjendje për tu vizituar nga turistët në Tiranë.
Kulla e Sahatit ka pësuar ndërhyjen e fundit në verën e këtij viti, në kohën kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nisi mandatin e tij.
Kulla e Sahatit të Tiranës është vlerësuar si Moment Kulture i kategorisë së parë i shpallur si i tillë në 24 maj 1948.
Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.