Tiranë – Konflikt në familje, 23 vjeçari plagos të vëllain

645
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 23 vjeçar ka plagosur të vëllain.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit:
Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllain shtetasin M.P, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”
Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”. 
Sigal