Tiranë, INUK prish sot me eksploziv objektin 5-katësh tek Unaza e Re

558
Sigal

TIRANE – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon ndërhyrjet në kryeqytet, konkretisht në zonën e Unazës së Re, ku do të prishen ndërtimet pa leje, si dhe lirimi i hapësirave urbane.

Lidhur me këtë, do të bëhet sot shpërthimi i telekomanduar i një objekti pa leje 5-katësh, në këtë zonë. Shpërthimi i telekomanduar pritet të bëhet rreth mesditës, në orën 12:00 ndërsa inspektorët e INUK kanë dalë në terren që në orët e para të mëngjesit.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë shpërthimit, do të bllokohet për 20 minuta qarkullimi në dy akset e rrugës nga rrethrrotullimi i Doganës-Fabrika e Miellit. Bllokiumi i rrugës nga INUK do të bëhet për arsye sigurie.

Prej disa ditësh INUK ka ndërmarrë aksione në zonën e Unazës së Re, nga rreth rrotullimi i Doganës dhe deri tek Pallati me Shigjeta, ku nuk janë raportuar konflikte me pronarët.