Tiranë, IKMT shemb sot me eksploziv godinën 5 katëshe te Ekonomiku

483
Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Mësohet se ditën e sotme IKMT është përqendruar te godina pesë katësh e cila është ndërtuar në oborrin e fakultetit Ekonomik 6 vite më parë e cila do të shembet në orën 14:00 me shpërthim të kontrolluar.
IKMT bën të ditur se forcat e xhenios të ushtrisë kanë vendosur lëndën eksplozive në të gjitha kollonat mbajtëse të ndërtesës.
Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, teksa një vit më parë ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.
Sigal