Tiranë, holandezët fitojnë koncesionin e inceneratorit

589
Një kompani me zyra në Amsterdam të Holandës është fituesja e koncesionit të ndërtimit të landfillit, incernatorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve në Tiranë. Ministria e Mjedisit, që ishte edhe autoriteti kontraktor për këtë procedurë koncesioni, njoftoi se “Integrated Energy B.V” ofroi 128 milionë euro, duke u shpallur edhe oferta e vlefshme në këtë procedurë. Nga ana tjetër mësohet se kjo kompani ishte vetmja në garë që paraqiti një ofertë. Procedura e koncesionit u shpall pak para zgjedhjeve ndërkohë që ofertat u paraqitën në datë 12 qershor 2017 dhe përgjatë disa muajve u morën në analizë dokumentet tekniko-ligjorë të kompanisë. Afati i negocimit të kontratës do të jetë 30 ditë.
Sigal