Tiranë, hapen portat e digës së Bovillës, uji arrin pikën maksimale

532
Sigal

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka hapur portën e shkarkimit në Ujëmbledhësin e Bovillës, nga i cili furnizohet me ujë ët pijshëm një pjesë e mirë e Kryeqytetit.
 
UKT shprehet se hapja e portave të shkarkimit ka qenë e nevojshme pas niveli i ujit ka arritur në pikën maksimale të 318.5 metra. UKT thekson se hapja e portave të shkarkimit u bë në mënyrë të kontrolluar dhe do të qëndrojnë të hapura deri në rikthimin e ujit në parametrat normal.
 
Gjithashtu UKT bën me dije se ka njoftuar paraprakisht edhe banorët e zonës për fillimin e shkarkimit të ujit duke theksuar se nuk ka vend për shqetësim, por gjithsesi ajo paralajmëron se ata që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës duhet të tregohen të kujdesshëm.
 
Hapja e portave shkarkuese të Bovillës, pritet që të sjellë edhe një rritje të lumit të Tërkuzë që kalon nga Zall Herri dhe Kamza.
 
 “UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, niveli i ujit në Ujëmbledhësin e Bovillës ka arritur në 318.5 metra. Për këtë arsye është e domosdoshme hapja e portës së shkarkimit në bazë të rregullores së shfrytëzimit të digës. Prurjet e lumit Tërkuzë pritet të rriten në mënyrë të ndjeshme. Hapja e portës u bë në mënyrë të kontrolluar dhe në përputhje me të gjitha rregulloret dhe kjo procedurë do të vazhdojë deri në rikthimin e nivelit të ujit në parametrat normal. UKT garanton qytetarët se nuk ka vend për shqetësim por nga ana tjetër paralajmërojmë banorët që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës që të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës që portat e shkarkimit do të jenë të hapura”, thuhet në njoftimin e UKT-së.