Tiranë – Grabitja në Rinas, gjykata lë në burg Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlika

475
Dy nga 4 autorët e dyshuar të grabitjes së makinave të blinduara që transportonin 3. 2 milionë dollarë rrugës për në Rinas, Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu janë lënë në burg.
Ata u njohën me masën e sigurisë sot, rreth orës 13:30 në Gjykatën e Tiranës.
I pari që doli në Gjykatë është Fation Xhyliu, Ora News ju sjell pamjet e para.
Xhyliu është i martuar dhe me një fëmijë 4 vjeç.
Ndërkohë pak orë më parë avokatët e të arrestuarve për grabitjet kanë shprehur shqetësimin se nuk lejohen që të takojnë klientët e tyre.
Avokati i Neim Avdulajt, njërit prej të arrestuarve ka deklaruar se i kanë thënë që për të takuar të pandehurin duhet leje nga prokurori.
Katër të arrestuarit, Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Katër të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për tu njohur edhe me masën e sigurisë.
Sigal