Tiranë, grabitet pronari i pikës së këmbimit valutor

617
Sigal

Pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet është grabitur nga dy persona mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në rrugën e “Barrikadave”. Mësohet se pronari i “Exchange”-it është grabitur duke dërguar në bankë një çantë me para. Pasi hasën në rezistencën e pronarit të “Exchange”-it, 50-vjeçari Agron Shima, autorët e kanë qëlluar me thikë në bark dhe me levë. Pasi e dhunuan, autorët i morën çantën, brenda së cilës mësohet se kishte 60 mijë dollarë.

Njëri nga dy autorët është prangosur nga efektivët e policisë rrugore, që kanë ndërhyrë me shpejtësi pasi konstatuan ngjarjen, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe thikën me të cilën e goditën.