Tirane – Familjarët përzihen në sherrin e adoleshentëve në Bathore, një i vrarë

782
Zbardhet sherri i ndodhur në Bathore një ditë më parë ku mbeti i vrarë një 38 vjeçar ndërsa janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe adoleshenti i cili akuzohet si autori i krimit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:

Sherri ka nisur fillimisht mes dy 16 vjeçarëve L. C dhe K.P për motive të dobëta.

Në konflikt janë përfshirë më pas dhe dajat e adoleshentit me inicialet K. P, Aleksander Barlika, Altin Barlika ndërsa në mbrojtje të adoleshentit tjetër ka ardhur i ati Rasim C.

Fillimisht ata janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit informon policia.

Policia e Shtetit informon:“Shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika”

Të arrestuar janë:
Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 89 të Kodit Penal)
L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76 dhe 89 të Kodit Penal)
Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 278/1 të Kodit Penal)
K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 300 dhe 89 të Kodit Penal)

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë
– Nje armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 76, 76-22-25, 89, 278-1 dhe 300 të Kodit Penal
Sigal