Një person, i cili kërkohej për “Vjedhje” në Luksemburg, është ekstraduar nga Interpol Tirana.

Burimet zyrtare të komisariatit të Kufirit dhe Migracionit, Rinas, bëjnë të ditur se në PKK Rinas, në dalje nga Interpol Tirana, u ekstradua në drejtim të Luksemburgut, personi në kërkim ndërkombëtar, M. P., vjeç 47, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Luksemburgut, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë – Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 09. 11. 2018, në PKK Rinas, në dalje nga Interpol Tirana, u ekstradua në drejtim të Luksemburgut, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar, M. P., vjeç 47, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Luksemburgut, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprën penale “Vjedhja”. Nenet 51, 53, 461 ,467 e 505 të Kodit Penal Luksemburg.