Tiranë – Eksploziv palestrës në afërsi të Kopështit Botanik

809
Shpërthim në një palestër në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik.
Shpërthimi në palestër dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.
Si pasojë, ka patur vetëm dëme të vogla materiale ku janë thyer xhamat e palestrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
Sigal