Tiranë, e moshuara tenton t’i vërë flakën vetes: Më lini ju lutem, jam e lodhur

534
Një shishe benzinë, shkrepëse dhe më pas vetëflijim.
Ky ishte skenari me të cilin kishte vendosur t’i jepte fund jetës sot një zonjë.
60-vjeçarja nga Berati tentoi të digjej me benzinë para Ministris së Drejtësisë pasi ka 5 vite që sorrollatet në dyert e gjykatave pa gjetur drejtësi.
Bashkëshorti i 60-vjeçares është goditur me kazmë ne kokë nga fqinji, duke pësuar dëmtime të rënda.
Ka 5 vite që i dëmtuari ka përfituar KEMP të përhershëm për shkak të goditjes , ndërsa autori i ngjarjes nuk ka kryer asnje ditë burg. 
Është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të të parandaluar ngjarjen e rëndë.
Gruaja: Jam lodhur, të lutem… Nuk ju bie ju në qafë, i bie vetes time, trupit tim
Sigal