Tiranë, dy pllaka betoni “fluturojnë” nga stuhia dhe bien në kokën e 18 vjeçarit

714
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku për shkak të stuhisë së erës ka patur edhe të lënduar në njerëz, përveçse dëmeve të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë. 18 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke konsumuar një kafe në një bar kur mbi kokën e tij kanë rënë dy pllaka betoni.
Objektet kanë rënë nga kati i fundit i pallatit, teksa poshtë ndodhej kafeneja ku ishte i riu.
Fatmirësisht, plagët nuk kanë qenë vdekjeprurëse për 18 vjeçarin. I riu është shoqëruar në spital dhe ka patur plagë në kokë dhe dorë. Pas ndihmës mjekësore, i riu është lejuar të shkojë në banesë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policise:
Më datë 17.03.2018, në rrugën e “Barrikadave”, nga kati i fundit i një pallati, janë shkëputur dy pllaka betoni të cilat kanë rënë në verandën e një kafeje duke dëmtuar në dorë dhe në kokë shtetasin S.H, vjeç 18 banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Sigal