Tiranë – Dy persona të armatosur grabisin 200 mijë lekë në një kazino

459
Sigal

Rikthehen grabitjet në kazino. Rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm dy persona kanë grabitur një kazino në rrugën e “Elbasanit”.

Policia thotë se grabitësit kanë qenë të armatosur, njëri me pistoletë, ndërsa tjetri me thikë.

Nën kërcënimin e armëve ata kanë grabitur rreth 200.000 lekë dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.12.2016, rreth orës 04:32, në rrugën e “Elbasanit”, tek një kasino, kanë hyrë dy persona, ku njëri dyshohet të ketë qënë me armë zjarri (pistolet) dhe tjetri me thikë, kanë marrë rreth 200.000 lekë.Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.