Tiranë/ Bashkia, “Projekt-2017” për qendrat sportive në lagje

927
Viti 2017, do t’i kushtohet ndërtimit të shesheve sportive dhe i këndeve të lojërave për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për këndin e tetë të lojërave në Njësinë nr. 7, ndërsa pesë të tjerë janë në proces pune, duke ofruar më shumë mundësi për argëtimin e të rinjve dhe fëmijëve. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, jetëzimi i këtij sheshi me kënd sportiv (fushë futbolli) dhe lojëra krijon një mundësi më shumë rekreacioni për të gjitha moshat. Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën “Kongresi i Lushnjës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falënderoi qytetarët për bashkëpunimin, si dhe shtoi se ndërtimi i parqeve dhe i këndeve të tilla do të vazhdojë të shtrihet në të gjitha njësitë e kryeqytetit, duke deklaruar: Do vazhdojmë edhe në njësitë e tjera, derisa të sigurohemi që çdo fëmijë që rritet në Tiranë, të ketë një vend ku të luajë afër shtëpisë së tij”, tha Veliaj. 
Sigal