Tiranë/ Asnjë kacidhe për 6 muaj! Shqiptari s’duron më, denoncon në polici dy italianët

462
Janë dashur 6 muaj durim dhe pritje, që pronari i një hoteli në Tiranë të mos duronte më dhe të shkonte në polici për të denoncuar dy shtetas italianë.
Ky është rasti i një 37 vjeçari nga Tirana, i cili është mashtruar për gjysëm viti nga dy italianë, shtetasit O.M dhe A.R, 40 dhe 41 vjeçar. Italianët nuk i kanë paguar në 6 muaj qëndrim, asnjë qindarkë administratorit shqiptar të hotelit.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian O.M dhe A.R, vjeç 41 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi E.G, vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i nje hoteli kallëzon se për një periudhë 6 mujore, nëpërmjet mashtrimit, nuk i kanë paguar për ditët e qëndrimit në hotel. Neni 143 i Kodit Penal.
Sigal