Tiranë, asgjësohen 665 rrënjë kanabis, kultivuesit në kërkim

508
Rreth 665 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit në zonën e Bërzhitës. 
Bima narkotike ishte mbjellë në tre parcela, ndërsa sipas bluve të kryeqytetit ende nuk dihet se cilët janë kultivuesit e bimës narkotike.
Pas evidentimit dhe asgjësimit të bimëve narkotike, efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet po punojnë për identifikimin e kultivuesve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Sigal