Tiranë, asgjësohen 350 rrënjë kanabis sativa, pranga 3 personave

694
Policia e Tiranës në sajë të një hetimi disa ditor lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, ka mundur të vërë në pranga tre persona dhe të asgjësojë 350 rrenjë bimë e dyshuar si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. 
Burime nga polica bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Adnand Cullhaj, 19 vjeç, Mustafa Cullhaj, 47 vjeç, Lulzim Cullhaj, 18 vjeç, të tre lindur dhe banues në Tiranë.
Këta shtetas u arrestuan në kushtet e flagrancës pasi u kapën brenda parcelës duke punuar e cila ishte në vëzhgim prej disa ditësh. Në këtë parcelë u gjendën dhe asgjësuan 350 rrënjë bimë “Cannabis Sativa” dhe gjithashtu në cilësinë e provësmaterial ju sekuestruan dy automjete. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprënpenale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Sigal