Tiranë, arrestohet 57-vjeçari ,ishte shpallur në kërkim për mashtrim

43

Specialistët e Sektorit
të Forcës së  Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë
Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

 Martin Moli, 57 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim, pasi,  Gjykata e
Apelit Tiranë me vendimin e datës 06.06.2016, e ka dënuar me 12 vjet 
burg, për veprën penale “Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me
pasojë të rëndë”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të
mëtejshme.