Tiranë, arrestohet 54-vjeçari që qëlloi me thikë policin bashkiak

535
Sigal

Një punonjës i policisë bashkiake është qëlluar me thikë nga një 54-vjeçar. Ngjarja është shënuar rreth orës 21.00 të së mërkurës në oborrin e policisë bashkiake tek Rruga e “Kavajës”.

Bujar Shehu i dënuar dhe më parë për kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ka qëlluar disa herë me thikë D. H, 37 vjeç, punonjës i policisë bashkiake. 

54-vjeçari është vënë në pranga teksa po sqarohen dhe rrethanat e ngjarje, ndërsa D. H ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.