Tiranë – Arrestohet 21 vjeçari, dyshohet si grabitës i karburanteve

467
Sigal

Policia e Tiranës ka
arrestuar një punonjës të Gardës, akuzuar si autor i disa vjedhjeve në
pika karburantesh.

 

Nga të dhënat e para
në pranga u vu shtetasi Geraldo Guçi, në kuadër të një operacioni të
koduar “Grabitësi”.

“Specialistët e
Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur finalizimin e operacionit
“Grabitësi”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit: Geraldo Guci, 21 vjeç,
banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës”- njofton policia e
Tiranws.

Autori pasi linte
mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes
territorin, bënte goditjet në karburant.

Shumën monetare të
marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në
brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për t’ju shmangur
pikave të kontrollit.

Lista e
vjedhjeve 

Më datë 16.10.2016, në
rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një
karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”

Më datë 12.10.2016, në
rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një
karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

Më datë 09.10.2016, në
rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një
karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

Më datë 03.09.2016, në
rrugën “Myslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një
karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Në cilësinë e provës
materiale janë sekuestruar:

1. Një aparat
telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S.

2. Një automjet i
tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në
brendësi të saj u gjendën:

– Tre gëzhoja
pistolete model 54.

– Dy fishekë
automatiku model 56.

Materialet
proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
për veprat penale të “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 140 dhee 278/2 të
Kodit Penal