Tiranë, 23 vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur

549
Një ditë më parë një nënë e re ka braktisur fëmijët e saj të mitur dhe është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, pikërisht në banesat sociale në Shkozë, ku një 23-vjeçare ka braktisur dy fëmijët e saj, përkatësisht 2 dhe 1 vjeç.
Nuk dihet ende motivi që e ka çuar nënë e re të lërë fëmijët, ndërsa policia po punon për kapjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për shtetasen B.M, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi në Shkozë, tek banesat sociale, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur vjeç 2 e 1. Punohet për kapjen e B.M. Neni 124 i Kodit Penal.
Sigal