Tiranë/18 punonjësit e stadiumit “Dinamo”, 10 muaj pa paga

529
Sigal

Punonjësit e palikuiduar duhet të paguhen nga Bashkia e Tiranës dhe jo nga stadiumi

Bashkia e Tiranës, ka një tjetër problem të pazgjidhur prej kohësh me punonjësit e Klub Futboll “Tirana”, të cilët i ka në strukturë organike si punonjës administrimi e shërbimi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Prej 10 muajsh, “ekipi” i punonjësve që mirëmbajnë këtë stadium nuk po paguhet. Bashkia nuk po u jep pagat mujore 18 punonjësve të kësaj qendre sportive, duke zvarritur shlyerjen që e ka detyrim. Çuditërisht, ata që nuk paguhen prej bashkisë janë vetëm këta punonjës, ndërkohë që gjithë punonjësit e tjerë, nga kryetari e deri tek pastruesja e fundit e natës, paguhen rregullisht për çdo muaj. Dje, si ditë e premte “e pritjes së popullit” caktuar nga kreu i bashkisë, së bashku me një nga punonjësit e stadiumit “Selman Stërmasi”, shkuam u interesuam në administratën e bashkisë së Tiranës, por nuk na dhanë asnjë përgjigje, duke thënë “nuk jemi ne, që merremi me këtë problem, i kemi sqaruar punonjësit”. Duhet sqaruar diçka: të 18 punonjësit që nuk po marrin pagat prej 10 muajsh, janë punonjës që nuk i ka detyrim t’i paguaj Futboll Klub “Tirana”, por bashkia Tiranë, mbasi ata nuk i shërbejnë klubit, por mirëmbajtjes së stadiumit, i cili është objekt në varësi e administrim të bashkisë dhe punonjësit, janë marrë në punë e janë strukturë e borderosë së bashkisë Tiranë. Punonjësit kanë bërë disa herë ankime për mos shlyerjen e pagave të 10 muajve, por nuk i dëgjon askush, madje prej afro 3 muajsh çështja është lënë në harresë të plotë prej bashkisë. Ata vazhdojnë punë dhe nuk paguhen, ndërkohë që bashkia e ka të përcaktuar fondin e pagave, të cilat nuk duhen trajtuar si lëmoshë, por si detyrim pune që kryhet e që njihet me ligj. Po publikojmë krejt listën e punonjësve të stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, të cilët  nuk po paguhen prej 10 muajsh.

Krenar Alimehmeti – administrator

Altin Allmuça – Shef Finance

Valentina Vakaj – arkëtare

Iva Mera – zëdhënëse shtypi

Ema Zajmi – sekretare

Ilir Naçi – shef personeli

Lorin Burbi – jurist

Hamdi Zhegu – përgjegjës terreni

Andrea Heba – punëtor terreni

Xhemal Bulku – punëtor terreni

Astrit Kuçi – punëtor terreni

Hajdar karaj – punëtor terreni

Sajmir Stërmasi – punëtor terreni

Muza Abazi – punëtor terreni

Tomorr Dema – roje terreni

Xhaferr Hasani – roje terreni

Shpresa Reçi – pastruese

Mimoza Qyrra – pastruese

Përparim HALILI