Tirana sot pa drita për 12 orë, OST po kryen punime në disa zona

642
Disa zona të kryeqytetit do të jenë sot pa energji elektrike për shkak të punimeve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për vendosjen e çelësave të rinj 20 kV në kuadër të investimeve që po kryhen në n/stacionin Tirana 1, OSHEE do të stakojë energjinë në këtë n/stacion e për pasojë nuk do të ketë energji në disa zona të kryeqytetit në datën 23 dhjetor nga ora 01:30-13:30.
Zonat që mbeten pa energji janë: Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Spitali Ushtarak, Privat (Edil Centro, Univers AL), rr. “Besa”, rr. “5 Maji”, rr e Dibrës (zona pranë Elektro Mjekësores), televizionet brenda territorit të Kinostudios, Concord, Bathore, reparti Ushtarak 1006.
Sigal